UCX
312-448-6064
contact@ucxmarket.com    

Kompania amerikane UCX blenë kompaninë UCX Kosovo, bashkon të gjitha operacionet biznesore

Prishtinë, Kosovë

UCX Kosovo sot ka njoftuar për shitjen e kompanisë dhe operacioneve biznesore të saj. UCX Kosovo është blerë nga kompania amerikane UCX, për të ofruar një përvojë të unifikuar për konsumatorët dhe partnerët e saj globalë. UCX do të blejë asetet e UCX Kosovo, punonjësit dhe kontratat me konsumatorë, përderisa biznesi do të operojë si nëndegë e brendit të UCX. Kompania UCX Kosovo numëron mbi 85 programerë, zhvillues softuerikë, arkitektë softuerikë, dizajnerë, agjentë të shitjes e specialistë të ndryshëm.

UCX është kompani e fushës së teknologjisë me seli në Chicago. Kompania ofron shërbime për menagjimin e partneriteteve për biznese, duke synuar të rrisë efektshmërinë dhe produktivitetin e bizneseve globalisht. UCX gëzon besueshmërinë e mijëra bizneseve mbarë botës që përdorin platformën UCXmarket për menaxhimin e partneriteteve, rritjen e të hyrave dhe arritjen e synimeve biznesore.

“UCX dhe UCX Kosovo janë rritur bashkë duke ofruar zgjidhje teknologjike inovative për mijëra biznese” shpjegon Adam Zeck, themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i UCX. 

Yll Zagragja,  Drejtor Ekzekutiv në UCX Kosovo, poashtu ka komentuar: “Kjo blerje ofron siguri për të gjithë ne. Ne gjithmonë kemi operuar si një kompani e vetme kurse përmes blerjes të kompanisë i kemi fuqizuar më tutje raportet me UCX. Tashmë nuk jemi dy kompani të ndara, por një familje e madhe nën brendin e UCX. Kjo marrëveshje ofron një fillim të ri për të gjithë ne.”

Si kompani lidere në ofrimin e zgjidhjeve teknologjike, UCX dhe UCX Kosovo ofrojnë shërbime dhe produkte softuerike falë modularitetit dhe shkallëzimit të platformës së tyre. Më shumë informata për UCX dhe shërbimet që i ofron mund të gjeni në uebfaqen e kompanisë: https://ucxmarket.com/   

Zëdhënësi për UCX Kosovo ka njoftuar që marrëveshja përfundimtare është realizuar me 07 Maj, përderisa puna e stafit dhe operacionet e UCX Kosovo po vazhdojnë njëtrajtshëm në zyret në Prishtinë. 

Për më shumë, ndiqeni kompaninë UCX Kosovo në  Facebook, dhe Instagram.